fbpx

Mirren për ish-in Neeson: “E dua shumë edhe sot”

nga Revista Kosovarja

Helen Mirren po bën disa komente të rralla për marrëdhënien e saj me Liam Neeson.

77-vjeçarja Helen, dhe 70-vjeçari Liam, ishin në lidhje për disa vjet në vitet 1980 pasi u takuan në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1981 “Excalibur”.

Në një intervistë të re, Helen iu kthye marrëdhënies së saj me Liam, duke pranuar se ata “nuk ishte e shkruar të ishin bashkë”.

Teksa fliste për AARP The Magazine, Helen tha se “të gjithë të dashurit e mi duhej të kishin një këmishë të bërë nga unë”.

“Unë e bëra një për Liam, çuditërisht”, shtoi Helen kur u pyet nëse ai ka një nga këmishët e saj të bëra në shtëpi.

Ajo vazhdoi të thoshte se teksa ajo dhe Liam “e donin njëri-tjetrin”, marrëdhënia e tyre nuk u bë e qëndrueshme.

“Ne nuk duhej të ishim bashkë në atë mënyrë, por e donim shumë, shumë njëri-tjetrin”, shpjegoi Helen. “E dua shumë edhe sot e kësaj dite. Ai është një burrë kaq i mrekullueshëm”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]