fbpx

Mish me speca dhe djathë

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

500 g mish viçi,
2 spec të kuq,
1 kokërr qepë,
100 ml verë e bardhë,
100 g djathë të bardhë,
100 g djathë kaçkavall,
2 lugë gjelle vaj ulliri,
kripë, piper i zi, majdanoz.

Përgatitja:

Vendosim një tigan me vaj ulliri në zjarr ku vendosim qepën e grirë në fije të holla dhe më pas specin gjithashtu të grirë në fije të holla. I fërgojmë mirë dhe më pas shtojmë mishin të prerë në kubikë.

I fërgojmë të gjithë përbërësit dhe në momentin që mishi të ketë filluar të zverdhet pak e shuajmë me verë të bardhë. Hedhim pak kripë dhe piper dhe në fund shtojmë dy llojet e djathit të prerë në kubikë.

Sapo djathi të shkrijë të gjithë përbërësit i vendosim në letër alumini, e mbështjellim dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 10-15 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]