fbpx

Missit në Brazil i merret kurora pasi u përlesh fizikisht me një grua për ish-të dashurin

nga Revista Kosovarja

Thayssa Florindo, e cila u kurorëzua “Miss Iuna 2022”, humbi titullin pasi u përfshi në një sherr në Brazil për ish-të dashurin e saj.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në Ibatiba, Espirito Santo, më 31 mars.

Lufta’ mes vajzave u filmua nga shikuesit e tmerruar, të cilët më pas e postuan atë në rrjetet sociale.

Në fund të klipit, shihet një nga gratë duke shikuar në kamerë dhe duke thënë: “E godita fort, do ta godas fort përsëri… dhe do të godas një tjetër”.

Si rezultat, modelja humbi titullin e saj dhe u s’kualifikua nga konkursi “Miss Universe Espirito Santo 2023”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]