fbpx

Mitrovica qendër e bukurisë, Zyla dhe Dafina nënë e bijë kampione për flokë dhe grim

nga Revista Kosovarja

Profesioni i parukieres kërkon shumë përkushtim, dashuri, pasion, delikatesë dhe përtej kësaj, avancim të vazhdueshëm.

Në Kosovë, ajo që njihet si maestro e kësaj fushe, është Zyla Ramadani, e cila jeton dhe vepron ne Mitrovicë.

Zyla, është profesioniste e dëshmuar, që nuk është ndalur asnjëherë së bëri më të miren në zanatin e saj të mrekulleshëm. Ajo, bashkë me të bijen Dafinen, kanë studion e njohur te bukurisë “Zyla&Dafina”, ku ofrohen shumë shërbime nga fusha e bukurisë, si prerje nga më të ndrysymet, ngjyrosje flokësh, shatire, stilime, frizura, grim profesional e të mahnitshëm, rregullim nusesh, manikyr e pedikyr dhe microblading. Për grim, është Dafina, prej vitesh e njohur për punën e shkëlqyer. Kliente nga i gjithë vendi shkojnë në Mitrovicë për të marrë shërbime ekskluzive tek Zyla e Dafina. Në studio mbahen edhe trajnime intenzive profesionale.

Zyla, për revisten “Kosovarja”, rrëfen: “Ëndrra ime për tu bërë parukiere ka qenë qysh në fëmijrinë time ,mirëpo në moshën 23 vjeçare gjatë luftës në Kosovë unë emigrova në Gjermani, aty qëndrova dy vite, pastaj u ktheva përsëri në Kosovë ku u martova dhe u bëra nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Pas 13 vitesh ambisëri, vendosa të shkojë në shkollën profesionale “Dituria” në Prizren, ku u aftësiva si frizere dhe në vitin 2019 u diplomova dhe nisa hapat e parë në këtë zanat”.

Dhe, në vitin 2010, Zyla hapi sallonim e saj në Mitrovicë, studion “Zyla&Dafina”, ku në këtë studio punon sëbashku me vajzen e saj makeup-artiste, Dafinen.

“Suksesi im më i madh ishte në vitin 2019 ku mora pjesë në garat Ballkanike me shoqatën “Hair Kosova” në Shkup, ku u shpërbleva me vend të parë në kategorinë e stilimit të frizurave për nuse”, thotë Zyla, e cila më tej tregon se në maj të këtij viti bashkë me të bijen Dafinen, morrën pjesë ne garat internacionale me shoqaten “Global fashion progress Kosova” ne Shqiperi ku u shperblyen me vende te para, Zyla ne kategorin “Evening Hairstyle” dhe Dafina ne kategorin “Bridal Makeup”.

Ndërkohë, nga data 3 deri me 9 tetori, frizerja e njohur kosovare mori pjesë në garat internacionale në Turqi ku u shpërblye me vendin e parë në dy kategori, në atë të frizurave për nuse dhe atë të shout. Në kategorinë e shout, ajo u paraqit me Statujën e Lirisë, e cila ndodhet në SHBA, duke përcjell mesazhin “Liri për gjithë botën”.

Zyla shorehet se është shumë krenare me të arriturat e saj. “Po, jam shume e lumtur dhe krenare që qndrren time e bërë realitet, e punësova vetvetën dhe vajzën time, po ashtu shumë gra dhe vajza të cilat punojnë tashmë në studion time”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]