fbpx

Mitrovicë: Arrestohen tre persona, rrëmbyen dhe dhunuan një 18-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet për rrëmbimin dhe dhunimin e një vajze 18-vjeçare.

Policia njofton se për veprën penale rrëmbim janë arrestuar 20-vjeçari me inicialet H. M., dhe 21-vjeçari me inicialet G. B.

“Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se hetuesit policorë mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës, kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B.M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.

“Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore përfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materiale që ndërlidhen me veprat penale”.

Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, 20 dhe 21-vjeçari po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa 34-vjeçari po hetohet për veprën penale ‘Dhunim’.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]