Pas deklaratës publike të Bardhit në lidhje me aktorin Vis Pupa, ditën e sotme, rrjetet sociale u përfshinë nga një valë komentuesish që pretendonin se reagimi i Bardhit ishte shkruar nga partnerja e tij, Sara Gjordeni.
Këto akuza të pabaza nga ndjekësit nuk janë të parat, por sot Sara nuk heshti më dhe pati një përgjigjje ndaj gjithë komentuesve.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Sara u shpreh shumë qartë, duke kërkuar që ky fenomen të ndalet dhe të mos vazhdojë më kjo çmenduri.
“Nuk jam unë ajo që ia shkruan reagimet Bardhit,” – ka deklaruar Sara, duke theksuar se ndonëse në Big Brother shfaqi një natyrë dinamike, ajo nuk ndërhyn në mendimin dhe zërin e partnerit të saj. Ajo ka kërkuar ndaljen e komentimeve që cenojnë dinjitetin dhe familjen, duke shtuar:
“Mos ia përmendni gruan tjetrit, për këto gjëra vite më parë janë vrarë njerëz.”
Sara gjithashtu u shpreh e shqetësuar për përhapjen e perceptimit se Bardhi nuk ka opinionin e tij dhe shtoi me vendosmëri:
“Ju nuk e njihni Bardhin… dhe nuk preket njeriu te nëna e fëmijës së tij.”
Ky reagim ka rikthyer vëmendjen tek çështja e etikës në rrjete sociale dhe kufijtë që shpesh tejkalohen në komentime ndaj figurave publike