fbpx

Mjekët në QKUK 44 ditë ‘luftë’ për shpëtimin e foshnjës

nga Revista Kosovarja

Foshnja P.G lindi para kohe në javën e 33-të, mirëpo pos lindjes së hershme tek kjo bebe u identifikuan edhe disa probleme shëndetësore.

Në fakt diagnostifikimi nga neonatologët e kësaj klinike në QKUK filloi pasi foshnja kishte ca manifestime si probleme në ushqyerje dhe në atë të frymëmarrjes.

Këto dyshime të problemeve gastrointestinale u konstatuan edhe pas ekzaminimeve radiologjike, ku për këtë u deshtë të intervenohet edhe kirurgjikisht.

Në ditën e dhjetë pas lindjes, foshnja iu nënshtrua operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, rast ky tejet i rrallë edhe për kirurgun e fëmijëve Defrin Kocinaj ngase këtë operacion të kësaj natyre e bëri për herë të parë.

E të tilla anomali janë më të rralla apo një në 100 mijë me këso keq-formime.

Megjithatë, para dhe pas operimit foshnja e lindur në javën e 33-të ka qenë edhe në intubim.

Veçse në momentin kur u lirua për në shtëpi, i porsalinduri doli me një masë më të madhe trupore dhe në gjendje stabile.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]