fbpx

Mjeku nxjerr “live” nënat shtatzanë në sallë, bën ndeshje në TikTok

nga Revista Kosovarja

“Doktori nga Tetova del live në sallën e gjinekologjisë dhe pa pikë turpi i shfaq trupin dhe fytyrat gravenë gjendje tmerruese, ky duhet dënuar. Kjo nuk tolerohet,“-shkruhet në videon që kanë xhiruar ndjekësit. Ndërsa në video dëgjohen gratë që bërtarin nga dhimbjet.

Rasti ende nuk ishte denoncuar nga askush në Polici, por sipas mediave vendase, drejtori i repartit është nisur drejt Sektorit të Punëve të Brendshme për ta raportuar rastin dhe për të vendosur para drejtësisë fajtorin.

Pëllumb Vela tha se e dënon rastin dhe se pret që organet e rendit ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejt.

“Si drejtor edhe për të paraqitur rastin dhe me organet e rendit do të zgjidhim këtë çështje, sa më shpejt të jetë e mundshme. Kjo ngjarje nuk është e kuptueshme për ne dhe e dënojmë çdo sjellje joorofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve,”- tha Vela.

Zbulimi i këtij skandali në spitalin e Tetovës vjen vetëm pak ditë pas tragjedisë së madhe në spitalin e Manastirit, ku një i porsalindur ndërroi jetë pak pas lindjes për shkak të paaftësisë dhe joprofesionalizmit të mjekëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]