Gjenekologu i njohur nga Kosova, Dardan Baftiu ka operuar vajzën e tij, Blezën, e cila kishe cist në vezore. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar emocionet e kësaj eksperience, që është shumë e vështirë kur bëhet fjalë për fëmijën tënd.
“Ne kishim gati 1 vit që e shikonim vezoren e Blezës dhe ajo nuk po ndryshonte, po rritej. Është një luftë shumë e madhe emocionale se duhet të bësh ëm ët mirën si për çdo pacient si për fëmijën tënde. Bleza ka kërkuar që unë të jem aty. Fatmirësisht kemi një staf mjekësor të mrekullueshëm. Punët më të madhe e ka bërë doktor Armendi, të cilin e falenderoj.
Jam mësuar me këto operacionet familjare se kam qenë te lindja e tre fëmijëvë të mi. Ne jemi për fëmijët gjithmonë të gatshëm. Personi më i stresuar ishte nëna e Blezës, e cila ishte po ashtu në sallën e operacionit.
Nënë e tre fëmijëve, ndahet nga bashkëshorti nutricienia e njohur! | Story
Ne kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë prind-fëmijë. Ne diskutojmë gjithçka bashkë sepse kjo tani po hyn në pubertitet, flasim edhe për çunat.
“Unë kisha frikën më të madhe se edhe gjilpërat nuk doja ti bëja. Në situata të tilla është shumë e rëndësishme të kem të dy prindërit aty, pasi më kalonte frika. Mami ishte aty dhe më mbante dorën”, tha 13-vjeçarja.
Mjeku gjithashtu foli dhe për ndarjen nga ish-bashkëshortja, nutricionistja e njohur, Diola Dosti, duke zbuluar se ruajnë marrëdhënie shumë të mira.
“Ne mbajmë një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, pavarësisht se jetët tona kanë marrë rrugë të ndryshme. Është shumë e shëndetshme për fëmijët që ne të ruajmë këtë raport. Në rradhë të parë, unë mendoj mirëqënien psiko-fizike të fëmijëve”, tha ai.