fbpx

Mjeku zbulon trukun për të pastruar siç duhet veshët

nga Revista Kosovarja

Shumica e njerëzve përdorin kunja veshësh pa e ditur se sa e rrezikshme është dhe se mund të dëmtojnë daullen e veshit.

Dylli në vesh ekziston për një arsye dhe më së shpeshti ka një rol mbrojtës, kështu që nuk keni nevojë të shtyni një shtupë pambuku thellë në vesh.

Mjekët shpjegojnë se nëse doni të hiqni dyllin e veshit, gjëja më e rëndësishme është zbutja e tij. Një doktor amerikan, David Gill thekson se asnjëherë nuk duhet të hiqni me forcë dyllin e veshit, sepse ka metoda shumë më efektive për këtë, duke përfshirë përdorimin e ushqimit nga kuzhina.

Nëse ka një sasi të madhe dylli të ngurtësuar në vesh, mund ta zbutni me vaj duke e lyer një copë pambuku dhe më pas duke e vendosur në vesh pa e shtyrë me forcë. Më pas tundni kokën për të lëvizur dyllin drejt kanalit të jashtëm.

Nëse kjo nuk ju ndihmon, atëherë përzieni uthull me alkool mjekësor në një raport 1:1, më pas shpëlani veshët me këtë përzierje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]