fbpx

Mjeshtrja e artit Merita Merja, merr befasinë mahnitëse për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Historia e profesionit të bukurisë daton mijëra vjet më parë.

Specialistët e krijimit të stilit ishin të kërkuar në Egjiptin e lashtë. Klientët kryesorë ishin faraonët dhe gratë e tyre. Parukierët “i bënin” flokët e tyre: lyenin, prisnin, bënin modele flokësh të bukur.

Të jesh mjeshtre e artit të bukurisë nuk është vetëm të ndryshojë imazhin e një personi për shkak të veprimeve të ndryshme me flokët (ngjyrosje, prerje, teksturë). Puna e tyre sot zhvillohet në një nivel më të thellë: ata na fisnikërojnë, qetësojnë dëgjojnë…

Një prej tyre, ajo që njihet kudo e nga të gjithë është Merita Merja, e cila sot ka datëlindjen dhe dita e saj e veçantë është shoqëruar nga urimet pa fund të miqve, familjarevë, personazheve publikë zë cilët kurohen vizualisht në sallonin e Meritës.

Nuk kanë munguar urimet edhe nga vendi i nxehtë Dubai, me të cilin Merita ka një lidhje të jashtëzakonshme sepse ka krijuar strehëzën e saj të bukurisë edhe atje.

Merita këtë ditë të shënuar për të e ka shprehur në rrjetet e saj sociale përmes disa fotove të reja të realizuara posaçërisht për këtë ditë e veshur me nje fustan të zi shik e kuruat deri në detaj dhe e rrethuar me trendafilat e kuq, simbol i dashurisë së Meritës për punën e artin e saj.

“M-ja” e mbushur me trendafila dhe nje helikopter në sfond nuk kanë zgjedhur rastësisht, ato janë tregues i ambicieve të mëdha të saj, sepse ajo veten e shikon në fluturim, dhe ne i urojmë lart e më lart në artin e saj të bukurisë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]