Është nenë e pesë fëmijëve, bashkëshorte e dedikuar dhe grua që nuk ndalet së punuari për ta bërë më te mirën për familjen e saj. Kjo është Egzona Kalanica, e cila jeton e vepron prej dhjetë vitesh në Gjermani, ku e ka ndërtuar jetën e saj.
Ndonëse e angazhuar me fëmijët dhe bërjen e shumë gjërave njëkohësisht, Egzona asnjëherë nuk është ndalur. Tregon se asnjëherë nuk e ka lënë pas dore bërjen e ëmbëlsirave, posaçërisht tortave që i ka shumë për qejf, e që i realizon në mënyrë të mrekullueshme.
Egzona punon torta me shije e modele nga më të ndryshmet dhe ka mjaftë porosi. Thotë se motivin për të ecur tutje dhe hapëruar suksesshëm në këtë fushë e fitoi edhe më shumë falë kursit për përgatitjen e tortave në mënyrë profesionale, tek e mirënjohura “Mirifrombaget” në Zvicër, ku edhe u çertifikua.
Së fundi, në vigjilje të festës kombëtare të 28 Nëntorit, Egzona ka përgatitur me shumë dashuri tortën më të veçantë, me flamurin kuq e zi. Kjo është një ide brilante për ta shfaqur talentin dhe atdhedashurinë e saj.
Kjo është torta e 28 Nëntorit nga Egzona Kalanica, e cila jeton dhe vepron në Gjermani.