11
Policia sot rreth orës 14:00 ka pranuar një informacion për një mjet të dyshimtë në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Lidhur me ngjarjen detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.
Derisa ende nuk dihet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.