fbpx

Austriakët rizgjodhen Van der Bellen, presidentin që nuk pëlqen xhipa dhe truproje

nga Revista Kosovarja

Alexander Van der Bellen dje u rizgjodh Presidenti i Austrisë, për mandatin e tij të dytë gjashtëvjeçar. Që në raundin e parë ai fitoi rreth 56 për qind. Tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi.

Van der Bellen gjatë mandatit të parë të tij ka dëshmuar një qetësi politike në vend edhe atëherë kur kishte turbulenca qeveritare gjatë mandatit të tij. Pavarësisht se vjen nga Partia e Gjelbër, 78 vjeçari ka qenë korrekt me gjitha partitë në Austri duke iu përmbajtur ligjeve kushtetuese dhe kompetencave të tij si president.

Van der Bellen njihet për jetën e thjeshtë publike që e bën. Rrallë e përdorë veturën e tij zyrtare, dukelle preferuar më tepër transportin publik. Edhe ecjen nëpër rrugë, blerjen e gjërave ushqimore nëpër dyqane, Presideni e bën krejtësisht i vetëm apo i shoqeruar nga bashkëshortja, duke mos u dalluar nga të tjerët përreth.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]