fbpx

Modelja braziliane: Jam kaq e bukur sa aplikacionet më bllokojnë profilin, mendojnë se nuk ekzistoj

nga Revista Kosovarja

Një modele braziliane me emrin Ju Isen thotë se është thjesht “shumë e bukur” për botën e takimeve online. Modelja pretendon se sa herë hap një profil, ai fshihet sepse konsiderohet si i rremë.

Ju Isen është një modele e Playboy, e cila ka shpenzuar rreth 71,000 pound për operacione plastike, megjithatë operacionet nk e ka ndihmuar për të gjetur dashurinë e jetës dhe po e kërkon përmes rrjeteve sociale.

“Isha shumë e befasuar. Shikova udhëzimet për të parë nëse i shkela rregullat, por gjithçka ishte në rregull. Më pas e kuptova se arsyeja e bllokimit ishte mundësia që profili im të ishte fals”, tha ajo duke shtuar se përdoruesit e tjerë e raportuan profilin e saj sepse mendonin se ajo po shfaqej si dikush tjetër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]