fbpx

Modelja e famshme akuzon të dashurin për tradhti me të paktën 12 gra

nga Revista Kosovarja

Modelja amerikane, Amber Rose ka folur hapur për detaje të lidhjes së saj me Alexander Edwards. Ajo e ka akuzuar atë se e tradhtoi me të paktën 12 gra.

Dyshja janë prindër të një djali 22-muajsh të quajtur Slash, përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, ajo ka shkruar se është lodhur nga tradhtia dhe poshtërimi në prapaskena.

“Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave,” kështu e nis modelja mesazhin e saj.

“Unë nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time,” u shpreh Amber Rose në një deklaratë të gjatë në InstaStory, duke akuzuar Alexander Edwards, të cilin ajo nuk  e identifikoi me emër, për pabesi.

“Të 12-tat sa jeni (për të cilat e di, por mund të jeni edhe më shumë) mund ta mbani atë. Të gjitha e dinit se ai ishte në lidhje dhe me fëmijë, por ju vazhduat me të gjithsesi. I kam parë mesazhet tuaja. Të gjitha ishit të vetëdijshme por ju nuk më detyroheni besnikëri kështuqë nuk ka lidhje”, shtoi ajo.

Modelja shtoi se ajo do të përmbahej nga ekspozimi i identiteteve të grave që kanë fjetur me të dashurin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]