fbpx

Modelja e njohur prezanton të dashurin e ri, konfirmon lidhjen me një puthje

nga Revista Kosovarja

Supermodelja Bella Hadid është sërish e dashuruar. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë ajo përmes disa fotove të publikuara me të dashurin e ri, Marc Kalman.

“Periudha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, duke punuar dhe e dashur”, ka shkruar Bella në Instagram.

Kalman është një drejtor arti dhe ka dizajnuar vepra arti për albumin e Travis Scott.

Nuk dihet se sa kohë kanë që po dalin bashkë, por Hadid u pa për drekë me Kalman në New York në fillim të qershorit. Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas lidhjes së saj me The Weeknd, me të cilin i dha fund në vitin 2019.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]