fbpx

Modelja më e kërkuar në botë mban trendin më të preferuar të kësaj vere

nga Revista Kosovarja

Trendët e modës vijnë dhe ikin, por duket se njëri prej tyre këtë verë gëzon popullaritet të madh mes përfaqësueseve të gjinisë së butë

Bëhet fjalë për fustanet retro, të cilat edhe këtë sezon veror tërheqin vëmendjen e grave. Qoftë për raste të përditshme apo për ngjarje mbrëmjeje, një gjë është e sigurt: gjithmonë do të dukeni të sofistikuara pa shumë mundim.

Edhe yjet e famshme e kanë parë potencialin e plotë të këtij trendi të modës, ndaj e praktikojnë shpesh si për ngjarje formale, ashtu edhe joformale. Për shembull, modelja më e njohur e ditëve të sotme, Kendall Jenner, së fundmi ka veshur një fustan të vërtetë retro me pika të bardha.

Fotografitë i ka publikuar në rrjete, kështu që kemi pasur mundësi ta shohim më mirë se si e mban ajo këtë trend.

Dhe nuk jemi të zhgënjyer!

Siç shihet, ajo është përcaktuar për një fustan të zi të ngushtë me pika, i cili thekson figurën e saj, por edhe këmbët e holla. Veshjes i ka shtuar syze të zeza dhe asgjë më shumë…

Kjo është dëshmi se nuk ju nevojiten aksesorë të shtrenjtë apo fustane të ekzagjeruara për të dukur të sofistikuara dhe elegante, ju mjafton një fustan në stil retro.

Më poshtë shikoni disa fustane që mund t’ju shërbejnë si frymëzim për këtë sezon mode:

Screenshot

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]