fbpx

Moderatorja e njohur në pritje të ëmbël: Së shpejti mami!

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur Inger Skura ndau me ndjekësit e saj lajmin e bukur se është në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe pret të bëhet nënë shumë shpejt.

Përmes një videoje të ndarë në Instagram, Ingeri zbuloi momente të veçanta me partnerin e saj gjatë pushimeve, si dhe pamje emocionuese nga eko e shtatzënisë, duke lënë të kuptohet për lumturinë që po përjeton në këtë periudhë të jetës së saj.

Pas publikimit, moderatorja ka marrë një sërë urimesh nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët i kanë shprehur mbështetjen dhe gëzimin për këtë lajm të bukur.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]