fbpx

Një e dashur xheloze si Era Rusi? Zbuloni të vërtetat e saj…

nga Revista Kosovarja

Era Rusi mund të quhet, si një ndër pioneret e “Kënga Magjike”. Vetë historiku i karrierës së saj, lidhet ngushtë me historikun e festivalit magjik. Në edicionin e parë të “Kënga Magjike”, në vitin 1999, ajo ishte vetëm 13 vjeç kur interpretoi këngën “Lotët e ëngjëllit”.

Nga “lindja” e festivalit, deri në edicionin e 24-t, Era Rusi numëron plot 11 pjesëmarrje, duke lënë një kontribut të veçantë në festivalin e muzikës moderne shqiptare. Këtë vit Rusi vjen me një këngë dance, titulluar “Vetëm shko”.

Ndër vite ajo është përfolur jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për jetën personale. Tashmë vlen të thuhet se ajo është e përmbushur si nga aspekti profesional, njëjtë dhe nga ai personal. Enkas për “Kënga Magjike” në intervistën me Ardit Gjebrean, ajo foli më shumë se asnjëherë për marrëdhënien e saj të dashurisë, duke ditur “t’i bëjë ballë” pyetjeve ngacmuese të pentagramit të saj.

Era Rusi tregoi se nuk është xheloze në marrëdhënien e saj, duke lënë të nënkuptohet se nuk është pro marrëdhënieve toksike.

Pyetjes, “ju kanë dhuruar një paketë relaksi çift, ty dhe partnerit tënd, do zgjidhje një çift vajzash masazhatore, apo djemsh?, Era iu përgjigj, “do të zgjidhja dy masazhatore vajza, për të dy dhe nuk do bëhesha fare xheloze.”

Nga ana tjetër ajo tregoi se nëse do të ishte e kushtëzuar për të zgjedhur, do të zgjidhte dashurinë e sigurtë dhe një marrëdhënie të lumtur, në vend të një karriere të suksesshme me përmasa ndërkombëtare. Një partnere, si Era Rusi nuk mund t’i thuhet “Vetëm shko”./tvklan.al


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]