fbpx

Moderatorja reagon pas videos së Beniades

nga Revista Kosovarja

Në një intervistë për emisionin “The Dalina Show”, dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, kanë ndarë mendimet e tyre mbi figurat aktuale të moderimit në televizione shqiptare. Komentet e tyre kanë shkaktuar reagime, sidomos ato që përmendnin Beniada Nishanin, moderatoren e emisionit “Miqtë e pasdites” në RTSH.

E para që e përmendi Beniadën ishte Aulona, e cila u shpreh:

“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje kur nuk di të flasë shqip siç duhet, në televizion publik…”

Ndërkohë, Fatma e mbështeti mendimin e saj duke shtuar:

“Në televizionin publik shqiptar, një nga rregullat kryesore është që të flasësh shqipe të rrjedhshme, të pastër, sepse është televizioni i të gjithë shqiptarëve.”

Deklaratat nuk u pritën mirë nga Beniada, e cila reagoi në InstaStory me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”

Kjo u interpretua si një përgjigje e qartë ndaj komenteve të bëra nga dy moderatoret në emision. Pas reagimit të saj, Aulona ndau një klip nga intervista duke e cilësuar komentin e saj si një opinion profesional dhe jo si ofendim personal. Në shpjegimin e saj, ajo shkroi:

Pra ku ishte e shara këtu? Ku ishte mosmbështetja e gruas? Ofendimi? Denigrimi? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media, që i kanë provuar të gjitha llojet e medias, nga e shkruara, kur dilje me diktofon në dorë, tek radio, televizioni, online, etj, po thonë opinionet e tyre për një temë që i shqetëson. Opinione të bazuara mbi fakte!

Xhelozi? Seriozisht dmth? Ashtu siç nuk kam frikë të them çfarë s’më duket e drejtë, ashtu nuk kam frikë të them publikisht edhe kush mendoj që profesionalisht vlen më shumë se mua! Kush e ka parë intervistën e di këtë. Kush nuk e ka parë, ja ku e ka, tre minuta janë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]