Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moderatorja shqiptare bie pre e hajdutëve

nga Revista Kosovarja

“Siç thotë populli, dita e mirë duket me mëngjes”, e ka nisur kështu postimin në Instagram Dojna Mema dhe jo, nuk ka parasysh ditën më të mirë të mundshme.

Në pamjet që ka publikuar në rrjet, Dojna tregon se si dikush i ka vjedhur pasqyrën e makinës. “Uh, sa bukur. Nuk di domethënë në çfarë nivelesh kemi arritur si shoqëri”, dëgjohet të thotë moderatorja ndër të tjera. “Fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Dojna, duke treguar pasqyrën e copëtuar. Eh, as ne nuk e kuptojmë se për çfarë mund t’i shërbejë dikujt një ‘vjedhje’ e tillë – sepse as vjedhje nuk mund ta quash – megjithatë, një ndjekës e ka patur një shpjegim.

“Po i është dashur ndonjë hallexhiu, kush e di si e ka patur hallin, se kot s’e ka marrë”, i ka shkruar ndjekësi Dojnës. Ok…

Moneytizer Paragrafi 4

Meqënëse Dojna ka gjithmonë përgjigjen perfekte për raste të tilla, nuk mund të mungonte një koment as këtë herë. “E mo varja. Herë tjetër po i lë hapur derën e shtëpisë të vjedhi se gjynah, hallexhi”, ia ka kthyer moderatorja. Edhe ne kështu themi, biles Dojna, ti duhet t’i kishe paraprirë situatës dhe ta kishe lënë makinën hapur, se gjynah, mund t’i duhej.

Ne të tjerët, po mbajmë shënim ndërkohë. Le të nisë lista: “Si t’i zgjidhim hallet një hallexhiu?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]