fbpx

Moderatorja shqiptare në pritje të ëmbël, do të bëhet nënë për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Eni Vasili është në pritje të fëmijës së saj të parë. Moderatoren e shohim çdo javë në ekran, por askush nuk e kishte vënë re barkun e rrumbullakosur.

Eni dhe partneri i saj, Armandi janë shumë të lumtur që do të mirëpresin fëmijën e parë, pas rreth 5 vitesh së bashku. Ata janë parë në kryeqytet duke blerë sende për beben që pritet të vijë në jetë.

Partneri i saj, Armandi, një inxhinier jetonte prej vitesh në Londër, por u kthye në Tiranë për dashurinë. Nga ana tjetër, Eni me një karrierë 20 vjeçare në ekran është një ndër gazetaret më të mira në vend.

Lajmin e ka bërë me dije Panorama Plus.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]