Elvana Gjata i ka bërë nënës së saj një dedikim të ndjerë me rastin e ditëlindjes.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo rrallëherë ndan detaje me fansat, por ditën e sotme ka bërë përjashtim, shkruan “Kosovarja”.
Elvana ka uruar të ëmën, madje e ka surprizuar duke i dhuruar një buqetë shumë të madhe dhe të bukur me lule. Nuk kishte se si këtë surprizë mos ta publikonte në rrjetet sociale.
“Moj Donika, moj drita ime! Gëzuar ditëlindje e shtrenjta ime ”, ka shkruar ajo krahas fotos në Instastory.
Kujtojmë se në mesnatë Elavana publikoi këngën më të re “Loti” që u prit shumë mirë nga fansat dhe publiku i gjerë.