fbpx

‘ Molla Markt’ vazhdon zgjerimin e sukseseve në diasporë

nga Revista Kosovarja

Afaristi i suksesshëm kosovar nga Rahoveci që jeton dhe vepron në diasporë, Ilir Sinani, po vazhdon punën e tij në zgjerimin e rrjeteve të marketeve ‘Molla’ përveç Gjermanisë, edhe në shtete të tjera ku jeton dhe vepron diaspora shqiptare. Një i tillë këto ditë sapo është hapur edhe në Austri, ku në hapjen solemne ishin prezent ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, kryetari i qytetit të Eferdingut të Austrisë, z. Meier si dhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Austrisë.

Rrjeti i ‘Molla Markt’, çdo ditë e më shumë po e befason mërgatën shqiptare duke e sjellë më pranë vendlindjes përmes hapjes së pikave të saj në shumë qytete të Gjermanisë, e që tashmë një pikë e këtij biznesi shumë të suksesshëm është në dispozicion edhe për shqiptarët të cilët jetojnë në Austri, ku me shërbimet dhe produktet vendore të cilësisë së parë po i ndihmon ata që të heqin mallin për vendlindjen e sidomos për aromën e ushqimeve të saj.

‘Molla Markt’ me në krye Ilir Sinanin, synim kryesor të sajin ka që bashkëvendësve shqiptarë që jetojnë në diasporë t’u ofrojë produkte ushqimore nga A deri në ZH, që të gjitha të prodhuara në Kosovë, duke u bërë kështu ndër marketet më të suksesshme, ku në mes të Gjermanisë, apo tashmë edhe Austrisë, në raftet ushqimore të mund të gjeni produkte origjinale vendore sikur të ishit në Kosovë.

‘Molla Markt’ shumë shpejt do ta shtrijë veprimtarinë e saj edhe nëpër qytete të tjera të Gjermanisë por edhe të Austrisë, duke e zgjeruar kështu edhe ekskluzivitetin e promovimit të produkteve vendore sa më shumë nëpër Evropë, por në të njëjtën kohë duke hapur edhe vende të reja të punës për shumë shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Ndjehuni sikur jeni duke blerë në mes të Kosovës, me ‘Molla Markt’!
Vizitojeni tani!
Instagram: @mollamarkt & @mollamarkt_eferding

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]