fbpx

Momenti kur Bebe Rexha hidhet përpjetë nga gëzimi kur kupton se është nominuar për çmimin ‘Grammy’

nga Revista Kosovarja

Të martën janë publikuar listat e plota të nominimeve për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Mes artistëve më eminentë të nominuar këtë vit, në listën e të nominuarve gjendet edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Bleta (emri i vërtetë i artistes) me të dëgjuar lajmin e madh është hedhur përpjetë nga gëzimi.

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shihej në çastet e gëzimit teksa përqafohej vazhdimisht nga e ëma e saj, Bukurija.

“Le të shkojmë”, dëgjohet duke bërtitur ajo ndërsa kupton se është nominuar për një çmim Grammy.

Rexha ka qenë edhe më parë e nominuar në ceremoninë e madhe të çmimeve në vitin 2019, në kategoritë “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë e zhanrit duo/grup” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.

 

Fatkeqësisht aso kohe ajo nuk kishte arritur të fitonte asnjë nga këto çmime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]