fbpx

Momenti kur hyn Atdheu në BBVK, ngryset fytyra e Andit

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani është pjesë e “BBV Kosova” që nga dita e parë e nisjes së transmetimit të këtij reality show.

Ndërsa, të premten brenda këtij formati iu bashkua edhe një ish-konkurrent tjetër, Atdhe Xheravina.

Përkundër që kanë pasur raporte të mira gjatë qëndrimit në emisionin e dashurisë, gjatë hyrjes në shtëpinë e famshme te Atdheut, u vërejt qartë një detaj.

Ata vetëm i dhanë dorën njëri-tjetrit teksa hodhën një shikim injorues.

Duket se raportet e tyre qenkan prishur aq keq, saqë nuk kanë ndenjur fare bashkë.

Për raportet e krisura kanë folur edhe ata por duke mos dhënë detaje.

Mbetet të shihet nëse në “BBVK” mund të ftohen gjakrat dhe të vazhdoj miqësia e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]