fbpx

Momenti kur turistët lënë hotelin dhe hipin në autobusin që mori flakë

nga Revista Kosovarja

Mediat turke publikuan pamjet nga kamerat e sigurisë së hotelit ku qëndruan shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Turqi të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit.

Pamjet tregojnë fëmijë dhe të moshuar që largohen nga hoteli dhe hipin në autobusin e “Besa Trans” Shkupit, i cili mori flakë disa orë më vonë në afërsi të fshatit Bosnek në Bullgari, duke shkaktuar vdekjen e 45 personave.

Aksidentit i kanë shpëtuar 7 pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Sofjes dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]