fbpx

Momenti prekës i çiftit që vaksinohen dhe puthen pas gati një viti

nga Revista Kosovarja

Ky është momenti prekës kur një çift 93 vjeçarësh të martuar prej 72 vitesh patën puthjen dhe përqafimin e parë pas një viti që mbrohen nga Covid. Dhe kjo u mundësua falë vaksinimit ndaj Covid.

Çifti jeton ndarazi, një prej tyre në shtëpinë e kujdesit në Doylestown të Pennsylvania-s dhe e moshuara në qendrën aty pranë pasi ka nevojë për trajtim shtesë. Takimin e Lolës me Bill e mundësoi vajza e tyre Ann Tescher: ‘Nëna më pyeste vazhdimisht se ku është babai dhe unë u mundësova më në fund takimin mes tyre. Tani nuk do ndahen më’, thotë ajo.

Pas vaksinimit, Ann i thotë nënës së saj Lola që mund ta përqafojë pa frikë bashkëshortin e saj, pasi edhe ai është vaksinuar.

Çifti më pas shijoi drekën romantike duke kujtuar takimin e tyre të parë.

Emocione të forta përjetoi edhe vajza e cila tregon: E dallova nga pamja babain, tonin e zërit, shprehjet e fytyrës, ishte vërtetë prekëse, sidomos në fillim. Ata të dy më dukeshin më të rinj, vazhdojnë të duhen si në fillimet e tyre.

Coronavirusi ka prekur më shumë se 29 milion amerikanë dhe ka vrarë mbi 527.700 persona. Një fushatë vaksinimi po zhvillohet në të gjithë vendin me 93.7 milion doza të administruara deri më tani, sipas Bloomberg.

Presidenti Joe Biden është zotuar se çdo i rritur në Amerikë do të ketë një vaksinë Covid në dispozicion deri në fund të majit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]