Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Monica Belluci tregon sekretin e peshës perfekte: Nuk më pëlqejnë dietat..

nga Revista Kosovarja

Diva e kinematografisë, Monica Belluci është fotografuar në numrin e ri të revistës gjermane Madame e veshur me bluzë transparente dhe pa reccipeta, duke dëshmuar se ajo mbetet një seks simbol global.

Mbi artikull

58-vjeçarja shpjegoi se çfarë do të thotë feminizëm për të, duke thënë se: “Feminizëm për mua është të jem rehat me feminilitetin tim”. Duke folur për peshën dhe trupin e saj, ajo u shpreh: ” Unë nuk jam e fiksuar pas peshës sime. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma të lakuara, kurrë e hollë, kjo është natyra ime. Edhe dua të plakem në paqe. Kur të jesh 50 ose 60 vjeç ju nuk keni të njëjtat nevoja si kur jeni 20 vjeç. Ndryshimi i madh vjen kur keni fëmijë. Ju ndaloni së qeni qendra dhe dilni e dyta. Kjo na jep një tjetër perspektivë.”

Më pas ajo theksoi se nuk dëshiron të mbajë dieta strikte dhe sfilitëse dhe as të “shkrihet” në palestër për të theksuar imazhin e saj trupor. Ajo ka përmendur se bën pilates për të qendruar në formë dhe kur ndjen se ka tejkaluar kufijtë e saj, kujdeset për disa ditë dietë. “Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je i ri, ke bukurinë e rinisë, bukurinë e një momenti biologjik në jetën tënde. Por jeta vazhdon”, shtoi ajo.

Ndërsa, për fëmijët e saj me Vincent Cassel ajo tha: “Kemi shumë vite të ndarë, por kur je prind, je prind përgjithmonë. Është bukur të kemi një marrëdhënie të mirë për fëmijët tanë. Jemi bashkë sa herë që mundemi”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ish-çifti i ndarë prej 13 vitesh kanë së bashku dy vajza, Deva 18-vjeçare, e cila tashmë është një modele e suksesshme dhe Leoni 12-vjeçare./abcnews.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]