Monika Lubonja ka reaguar, pas deklaratës së Zhaklin, e cila tha se ishte ftuar nga Bashkia Tiranë për organizimin e protestës së mbajtur në shenjë solidariteti me ngjarjen në Kosovë.
Monika theksoi se protesta ka qenë një iniciativë personale e Fifit në bashkëpunim me të dhe se më tej kanë ftuar edhe Xheni Karajn që t’u bashkohej.
Monika shprehu se çdo deklaratë tjetër e dhënë është gënjeshtër, teksa pohoi se ndihet krenare që qëllimi u realizua dhe iniciativës iu bashkuan shumë miq.
“Unë kam fakte, boll me gënjeshtra. Ajo është iniciativë personale e Fifit dhe bashkë me mua e zhvilluam këtë gjë. Dhe Fifi ka ftuar Xheni Karajn, jo Xheni Fifin. Për ne ishte qëllim i realizuar se na u përgjigjën shumë miq. Jam krenare që për herë të parë u realizua kjo gjë. Së bashku me Fifin e realizuam sepse e ndjemë dhe kishim detyrim moral si gra dhe si artiste”-shprehu Monika për AfterParty.al.