fbpx

Morena me qindra mesazhe që Stresi ta fitojë Big Brother VIP Kosova

nga Revista Kosovarja

Fituesi i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh në Big Brother VIP Kosova vendoset me votat e publikut përmes SMS.

Këngëtarja Morena Taraku, ka postuar një video në InstaStory me qindra mesazhet që ka dërguar për Stresin.

Ajo ka treguar disa herë se ka një raport të afërt me reperin, të cilin madje ka thënë se e konsideron si vëlla.

Dyshja më parë madje edhe kanë bashkëpunuar në një këngë të titulluar “Ki me bo”, e cila është publikuar në vitin 2015.

Arkimed Lushaj(emri i vërtetë) ka qenë një prej konkurrentëve më të përfolur të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]