fbpx

Morena Taraku: Do të doja të ishe këtu sot nënë…

nga Revista Kosovarja

8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas, por kryesisht në vendin tonë kjo festë i dedikohet më shumë nënave.

Rrjetet sociale ditën e sotme kanë qenë të mbushura me urime të shumta për këtë festë, ku nuk kanë munguar edhe ato nga të famshmit për partneret, gratë apo nënat e tyre.

Nënën nuk e harroi sot as Morena Taraku, e cila ka bërë një dedikim prekës.

Nëna e modeles së njohur është ndarë nga jeta prej vitesh dhe Morena shprehu mallin për të në këtë ditë speciale.

‘’Do të doja të ishe këtu sot nënë’’, ka shkruar Morena sipër një foto të nënës, ku shihet qartë se nga ku e ka trashëguar bukurinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]