fbpx

Morena Taraku – infermieres në Pejë: “Mjerë nana jote kujt i paskan dhan gji”

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Morena Taraku ka reaguar për videon në të cilën shfaqet dhunë ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka shkruar:

“Zhveshe atë uniformë se nuk të paska hije e mos i njollos edhe të tjerët”.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ndërsa videon e ka publikuar aktorja Kaltrina Zeneli në Facebook.

Gjithashtu shtëpia e të moshuarve “Orenta” në Pejë ku ndodhi sulmi fizik ndaj të moshuarës ka dal me vendim për infermieret e përfshira në këtë rast.

Bordi i këtij institucioni privat kanë vendosur që të suspendohen nga puna Aurona Pelaj dhe tri infermieret e tjera të përfshira në rast.

Ky institucion në arsyetimin e dhënë e kanë quajtur “sjellje të pahijshme” sulmin fizik ndaj të moshuarës të Aurona Pelaj dhe për këtë arsye suspendohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]