fbpx

Morgan Wallen rrëzohet nga skena gjatë performancës në turne

nga Revista Kosovarja

Morgan Wallen pësoi një rënie mjaft të vështirë në skenë gjatë koncertit të tij ntë fundit në Louisville.

Ylli i country, i cili aktualisht është në turneun e tij “One Thing at a Time”, u rrëzua ndërsa performonte këngën e tij dhe të Diplos “Heartless”.

Wallen u duk se ra për shkak të mjegullës së dendur që mbulonte pjesën e poshtme të skenës, duke e bërë të vështirë për këngëtarin të shihte se ku po shkelte.

Në një video të TikTok të shpërndarë nga një fans menjëherë pas shfaqjes, 29-vjeçari u rikthye pas rrëzimit për të vazhduar performancën e tij.

Koncerti i këngëtarit në Louisville shënoi shfaqjen e tij të dytë të turneut të tij në SHBA, i cili vazhdon nga tetori 2023.

Performanca gjithashtu pësoi disa probleme teknike me ndriçimin në skenë, sipas TMZ.

Wallen publikoi muajin e kaluar albumin e tij të tretë “One Thing at a Time” – i cili ka gjithsej 36 këngë dhe hite si “Last Night” dhe “Thinkin’ Bout Me”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]