fbpx

Mos bini pre e lajmeve të tilla. Konsultohuni me mjekët

nga Revista Kosovarja

Një “recetë” për trajtimin e personave të prekur me COVID-19, është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale. Për këtë çështje, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e publikimeve të tilla dhe se për çdo shqetësim lidhur me këtë sëmundje të kontaktohen me mjekun dhe të përcjellin vetëm këshillat zyrtare.

“Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në komunikatë. /Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]