Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mos i bëni këto tri gabime kur lani flokët

nga Revista Kosovarja

Stilisti i flokëve, Mark Townsend, në një intervistë të fundit për mediet e huaja vuri në dukje tre gabimet më të zakonshme që bëjmë kur lajmë flokët.

Mbi artikull

“Problemi fillon me dushin. Shumica e njerëzve nuk e trajtojnë skalpin e tyre siç duhet,” tha ai, duke shtuar: “Pastrimi i tepërt bën që skalpi të prodhojë më shumë sebum për të kompensuar atë që u hoq nga larja me shampo.” Për këtë arsye, ekspertët nuk rekomandojnë të larjen e përditshme.

1. Insistoni vetëm në majat e flokëve tuaj

“Unë i shoh klientet e mia, ato i marrin të gjithë flokët, i mbledhin në majë të kokës, vendosin shampo vetëm atje dhe i fërkojnë”, një zakon që shkakton nyje dhe këputje të flokut.” Qëllimi është të pastroni rrënjët, kështu që kujdesuni të fërkoni dhe shkumosni pjesën e kokës te rrënjët e flokëve dhe më pas lani pjesën tjetër të flokëve.

Moneytizer Paragrafi 4

2. Nuk vendosni balsam flokësh

Balsami mbyll ‘poret’ në mënyrë që çdo qime të mbrohet, kështu që nuk duhet ta shmangni atë.

3. Nuk i shpëlani mjaftueshëm flokët

Nëse nuk i shpëlani mirë flokët, ata do humbasin volumin dhe do të dëmtohen. Shplarja jo e mirë e flokëve shkakton yndyrë. “Shumë herë para shfaqjes në tapetin e kuq, unë duhej t’i dërgoja klientet e mia të laheshin përsëri, sepse kishin lënë shumë balsam në flokët e tyre.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]