fbpx

Mos i lini portokajt t’ju prishen në shportën e frutave, ja si përgatitet reçeli më i shijshëm i dimrit

nga Revista Kosovarja

Portokajt kanë kohën tani në dimër dhe nëse këta të fundit ju prishen në shportën e frutave, sepse fëmijët kurrë nuk i marrin t’i hanë, atëherë përgatitini si reçel !

PËRBËRËSIT:

1 kg portokaj të qëruar
lëkura e 2 portokajve
1 kg sheqer (nëse portokajtë janë të ëmbël, pakësoni sasinë e sheqerit në 600 g)
1 limon

Pasi qërojmë portokajtë, i presim në copa dhe i pastrojmë nga fijet e mesit, shtojmë sheqerin dhe i vëmë të ziejnë me flakë mesatare për gati 1 orë, derisa të jenë bërë reçel.

Presim hollë lëkurat e portokajve dhe i shtojmë te reçeli 5 minutat e fundit, së bashku me lëngun e limonit. Të gjithë masën e hedhim në vazo të sterilizuara, të cilat i mbyllim me kapakë dhe i kthejmë përmbys.

Pasi i zbukurojmë me copë dhe spango, janë gati për dhuratë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]