fbpx

Mos liberalizimi i vizave, “Marakli t’biciklave” protestuan para qeverisë

nga Revista Kosovarja

Disa qytetarë dolën sot për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” e të cilët marshuan deri te sheshi “Skenderbeu”, për të kërkuar liberalizimin e vizave me moton “Free Visa for Kosovo”, drejtuar Bashkimit Evropian (BE).

Ata dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në duar flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela gjemborë, për të treguar “Kosovën e izoluar”.

Anëtari i grupi “Marakli T’biciklave”, Gazmir Raci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar disa nga fotografitë e protestës.

Ndryshe, të enjten qytetarët e Kosovës shpresuan se në Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor do të futej në diskutim edhe tema për liberalizim vizash për Kosovën, e cila nuk ndodhi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]