fbpx

Mos vrisni kurrë një merimangë që gjeni në një shtëpi

nga Revista Kosovarja

Ato që hasim në shtëpinë tonë nuk janë të rrezikshme apo helmuese, përkundrazi mund t’ju largojnë dëmtuesit e tjerë

Të shohësh një merimangë që ecën nëpër shtëpinë tuaj, sigurisht nuk është e këndshme, por shkencëtarët paralajmërojnë se sado e turpshme apo e frikshme të jetë, nuk duhet ta vrisni.

Sipas IFL Science, merimangat luajnë një rol shumë të madh dhe të rëndësishëm në natyrë dhe janë pjesë e ekosistemit të brendshëm.

Ato që hasim në shtëpinë tonë nuk janë të rrezikshme apo helmuese, përkundrazi mund t’ju largojnë dëmtuesit e tjerë.

Shkencëtarët nga Karolina e Veriut kanë kryer kërkime në rreth 50 shtëpi për të zbuluar se çfarë lloj merimangash jetojnë në shtëpitë e njerëzve dhe sa shpesh ka. Rezultatet kanë treguar – pothuajse në çdo shtëpi!

Ato bëjnë një rrjetë në cep të dhomës dhe presin që të kapet gjahu – dëmtuesit dhe insektet që transmetojnë sëmundje.

Përveçse mund t’ju shpëtojë nga insektet e tjera, shkencëtari Martin Nyffeler ka zbuluar se llogaritjet kanë treguar rëndësinë globale të merimangave në reduktimin e popullatave të insekteve dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror.

Përfundimi është se nëse zvogëlohet numri i merimangave, do të rritet numri i insekteve që janë ushqimi i tyre; është e rëndësishme të theksohet, shumë më të dëmshme dhe të rrezikshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]