fbpx

Mosha e 28 viktimave nga coronavirusi në 24 orët e fundit

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë në 24 orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën 28 persona,  kurse janë konfirmuar 920 raste të reja.

Në 24 orët e fundit, katër nga viktimat janë të grupmoshës 80 +, pastaj 13 viktima të grupmoshës 70-79, katër nga viktimat të moshës 60-69 vjeç, pesë viktima të grupmoshës 50-59 vjeç, dhe dy viktima të grupmoshës 40-49 vjeç.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.

Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]