Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, sot feston ditëlindjen e 26-të.
Dedikimi special këngëtares i erdhi nga bashkëshorti i saj, njëherësh edhe menaxheri Naser Qeli.
Ky i fundit ka postuar një fotografi krahë bukuroshes dhe bashkangjitur me imazhin i ka uruar ditëlindjen me duke i dedikuar një poezi shumë të veçantë.
“Në dashuri zjarri bëhet ujë e uji bëhet zjarr. Jep ato që s’do i jepje kurrë dhe merr ato që kurrë s’do i kishe marr. Në ditëlindjet tua dhuratat i marr unë. Të plakesh afër meje për mua kurrë s’është shumë! Të dua dhe gëzuar pa fund”, ishin fjalët e Qelit.
View this post on Instagram
Dashuria e dyshes u përfol mjaft shumë edhe në media ku shpesh herë u kritikuan duke qenë se artisti ka qenë i martuar dhe kanë diferencë në moshë.
Ndërsa, kundër të gjithave çifti kurorëzuan dashurinë me martesë në janar të këtij viti.