fbpx

Motër e vëlla bëhen asambleistë në Rahovec, nga i njëjti subjekt

nga Revista Kosovarja

Shqipe Kryeziu do ta ketë vëllaun, Sinanin, kolegë në ulësen e asamblesë në Rahovec.

Vëlla e motër kanë siguruar votat e mjaftueshme për të qenë asambleistë për 4 vitet e ardhshme në komunën e Rahovecit.

Ulëset familjare në asamble i ka konfirmuar vet Sinan Kryeziu.

“Motra ime Shqipja ka qenë asambleiste edhe në mandatin e kaluar, ndërsa unë do të jem këtu për herë të parë. Motra është e martuar në fshatin Fortesë, ndërsa unë jam nga fshati Xërxë. Për mua nuk është befasi aq e madhe që kemi fituar nga i njëjti subjekt dhe që jemi në afërsi familjare” ka thënë Sinan Kryeziu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]