Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moti për sot

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se prej ditës së sotme (e martë) përpos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë së martës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10:00-17:00, ose të përdorim masat mbrojtëse.

Moneytizer Paragrafi 4

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]