Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Do të kemi fuqizim të erërave veriore në disa rajone dhe mund të ketë edhe ndonjë reshje krejtësisht të dobët atmosferike.
Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 15 gradë Celcius, me tendencë të rënies në disa zona për shkak të një fronti të ftohtë ajror.
Ky front nuk do të jetë fare i pasur me lagështi që do të mund të kushtëzonte ndonjë reshje domethënëse atmosferike, prandaj për reshje do të duhet të presim edhe shumë ditë.
Nga e hëna asgjë interesante: do të vazhdojë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Nganjëherë lokalisht priten reshje të dobëta atmosferike sidomos të martën me afrimin e një tjetër fronti të dobët./MeteoBallkan