Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moti sot dhe ditëve në vazhdim!

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Mëngjesi dhe paraditja do të jenë të freskëta, kurse pasdite priten ngritje të temperaturave. Do të ketë erëra mesatare deri të fuqishme nga veriu dhe verilindja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë.

Nesër (E Hënë) në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit.

Të martën pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë, me zhvillime lokale pasdite kur priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Moneytizer Paragrafi 4

Të mërkurën si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore pritet destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]