Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende pasdite dhe në mbrëmje mund të ketë rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet më të pakta priten në Shqipëri, veçanërisht në jug të vendit.

Të Mërkurën në tërë rajonin pritet të kemi mot mjaft të paqëndrueshëm. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Stuhi afatshkurtra shiu me bubullima priten edhe në bregdetin shqiptar sidomos në veri dhe qendër.

Nga e enjta stabilizim i motit dhe ndërprerje e të reshurave atmosferike, kurse nga e premta priten ngritje të theksuara të temperaturave

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]