Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Dhjetori në Kosovë do të fillojë me acar dhe vende-vende edhe mjegull.

Mëngjesi i sotëm do të jetë mjaft i ftohtë dhe me mjegull nëpër disa lugina. Temperaturat minimale do të sillën nga – 5 deri në -8 gradë Celsius në nivel vendi, ndërsa gjatë ditës pritet mot i i kthjellët, me ngritje të lehta të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende edhe me acar dhe mjegull, ndërsa me intervale të gjata kohore me diell. Vranësira priten në jug të Shqipërisë.

Nga e mërkura do të fillojnë të fryjnë erëra jugore dhe juglindore. Do të kemi alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, ndërsa nga e enjta priten edhe reshje lokale shiu fillimisht në Shqipëri./Meteoballkan

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]