fbpx

Moti sot i vranët dhe me shi

nga Revista Kosovarja

Moti për ditën e mërkurë parashihet të jetë i vranët dhe herë-herë me riga shiu, kurse në viset e larta, shi me borë.

Temperaturat maksimale do të jenë deri 7 gradë Celsius, kurse minimalja do të zbresë në 0 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Po ashtu parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]