fbpx

Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 31 gradë Celsius

nga Revista Kosovarja

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 dhe 31 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP mundësisht të respektohen. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje shirjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]